William Le Queux

William Tufnell Le Queux
U lind më2 korrik 1864
Londër
Vdiq më13 tetor 1927(63 vjeç)
Knokke, Belgjikë
Gjinitë letrareThriller, Mister fiksion, spiunazhë
Faqja zyrtare
Faqe zyrtare publikuese - www.williamlequeux.com

William Tufnell Le Queux, i lindur në Londër më 2 korrik të vitit 1864 dhe vdiq më 13 tetor të vitit 1927 në Knokke, Belgjikë, ishte një shkrimtar, gazetar Anglezo-Francez një kohësisht korrespondent i luftës britanike. Ai ishte gjithashtu një diplomat dhe Konsull i Nderit i San Marinos. Si një udhëtar i madh, ai vizitoi Afrikën e Veriut, Evropën duke përfshirë edhe Ballkanin veriun e Shqiperisë. Ai gjithashtu mund të konsiderohet si një pionier në aviacion dhe radio. ishte pjesë e organizatorëve të mbledhjës ajrore të Doncasterit në vitin 1909 dhe shpërndante programet e tij muzikore shum më parë se lansimi i radiove të mëdha zyrtare. Veprat e tij më të mira dhe të njohura janë Anti-Francez , Anti-Rus, Lufta e Madhe në Angli në 1897(1894), Anti-gjerman dhe Pushtimi vitit 1910. Ai mori një edukim evropian, në Itali dhe studioi pikturimin në Francë. Babai i tij ishte një asistent tekstilësh francez dhe nëna e tij ishte angleze, prejardhja e tij e pjesshëme franceze nuk e ka penguar atë të përshkruante Francën dhe francezët si të këqinj në veprat e vitit 1890, edhe pse më vonë ai caktoi këtë rol në Gjermani.


From Wikipedia, the free encyclopedia · View on Wikipedia

Developed by Tubidy